Please enter at least 3 characters.

Moti në Kosovë, mëngjeset e ftohta dhe me ngrica

2021/03/te-reshurat-e-bores-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, ndërkaq kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/