Please enter at least 3 characters.

Mot me diell, temperaturat deri 28 gradë

2023/07/fontanat-temperaturat-e-nxehta-vapa-foto-Ridvan-Slivova-6-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se e premtja do të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/