Please enter at least 3 characters.

Mot me diell, riga shiu dhe shkarkime rrufesh

2020/09/dite-me-shi-ne-prishtine-foto-ridvan-slivova-2.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/