Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë moti do të jetë kryesisht me diell, me zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare gjatë ditës.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s. /Telegrafi/