Mot i vranët, priten reshje shiu
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
21/05/2024
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/


