Mot i vranët, priten reshje shiu
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
17/09/2023
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e diele) do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./Telegrafi/


