Please enter at least 3 characters.

Mot i qëndrueshëm gjatë javës, temperaturat deri në 30°C

Kjo javë pritet të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm në vend, nën ndikimin e masave ajrore relativisht stabile.

Sipas parashikimit, ditët do të karakterizohen nga mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe pasdite të ngrohta.

Të hënën dhe të martën priten mundësi për riga lokale shiu, kryesisht në zona të izoluara, por pa ndikuar ndjeshëm në aktivitetet e përditshme.

Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për lëvizje, rekreacion dhe zhvillimin e punimeve sezonale në bujqësi.

Parashikimi për të hënën:
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Herë pas here, vranësirat mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 26 dhe 30°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s. /Telegrafi/