Please enter at least 3 characters.

“Mos u mbështetuni më tek unë”, Alvarez refuzon të stërvitet me Atleticon sepse dëshiron të transferohet te Barcelona

Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez i ka njoftuar drejtuesit e klubit madrilen, Atletico Madrid, se nuk dëshiron të stërvitet me ekipin pasi dëshiron largimin këtë verë.

Argjentinasi 26-vjeçar vendosi për këtë veprim pasi kërkoi të fliste me trajnerin Diego Simeone për një transferim të mundshëm te Barcelona, duke qenë se drejtori ekzekutiv Miguel Angel Gil është me pushime dhe “El Cholo” i njohur nuk ia plotësoi dëshirën.

Sipas informacioneve nga gazeta Mundo Deportivo, Alvarez beson se trajneri nuk pati guximin për t'u përballur me të, dhe u tha drejtuesve të klubit që ishin të pranishëm në ambientet e klubit se ishte thellësisht i zhgënjyer.

"Mos u mbështetuni më tek unë," u tha Alvarez atyre, sipas Mundo Deportivo.

Alvarez pretendon se që nga shkurti ka marrë një premtim verbal nga udhëheqësit se do t'i lejohet të transferohet këtë verë.

Barcelona është jashtëzakonisht e interesuar ta sjellë atë, por tani të gjithë në Atletico po bëjnë sikur nuk janë të interesuar dhe pyetja është se si do të përfundojë kjo sagë. /Telegrafi/