Please enter at least 3 characters.

Mos i dëmtoni çorapet! Ja si lahen siç duhet

Zbuloni një truk të thjeshtë që i mbron çorapet dhe ua zgjat jetën

Shpesh e humbin plotësisht formën, ose, në varësi të cilësisë së materialit, deformohen më shumë apo më pak.

Nëse keni problem me larjen e rrobave, sepse sa herë që nxirrni të paktën një çorape të grisur ose disa të dëmtuara, është koha të ndryshoni diçka.

Si fillim, le të jetë temperatura. Në vend të 90 gradëve, lani çorapet në 30 deri në 40 gradë.

Në ujë shumë të ngrohtë, grimcat e papastërtisë "gërryejnë pëlhurën" dhe ajo bëhet e hirtë. Uji i nxehtë gjithashtu shkatërron pjesët elastike (llastikun) dhe ato zgjerohen. Ato shpesh humbasin plotësisht formën e tyre, ose, në varësi të cilësisë së pëlhurës, ndryshojnë në një masë më të madhe ose më të vogël.

Nëse çorapet janë pa njolla dhe vizualisht të pastra, lani ato në 30 gradë, në një program prej rreth 30 minutash. Nëse disa çorape janë shumë të ndotura, zhytini ato fillimisht në ujë të ngrohtë dhe detergjent rrobash, transmeton Telegrafi.

Që të mos i humbni, përdorni një qese speciale për çorape.

Nëse ju pëlqen të vishni çorape të bardha, por ato ndoten shumë lehtë, provoni të aplikoni llak flokësh mbi to para se t’i vishni.

Për të përshpejtuar tharjen, mund të përdorni edhe tharësen e flokëve.

Ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë të krijoni një shtresë mbrojtëse mbi çorape, e cila do t’i mbajë ato të pastra për shumë më gjatë. /Telegrafi/