Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit
02/09/2024
Gruaja e Casemiros, Anna Mariano, publikoi një foto të trofeve të futbollistit brazilian pasi media dhe ekspertë të shumtë e kritikuan mesfushorin për paraqitjen e tij në ndeshjen mes Manchester United dhe Liverpool, e cila u mbyll 3-0, në të mirë të Reds. Casemiro me eksperiencë gaboi në gjysmën e tij të fushës në të dy golat e Diaz. Braziliani fillimisht bëri një pasim të gabuar, pikërisht në këmbët e Ryan Gravenberch, që u pasua me gol nga kolumbiani, i cili shënoi me kokë.Shtatë minuta më vonë, Diaz ia hoqi topin Casemiros, ndërsa Salah gjeti sërish Diazin me një pasim në qendër, për të shënuar golin e dytë.Gruaja e Casemiros i ka dal në mbrojtje lojtarit, duke i kujtuar atij gjithçka që ai fitoi në një karrierë e tij të madhe.


