Please enter at least 3 characters.

Morena Taraku erdhi mjaft provokuese mbrëmë në "Zhurma Video Music Awards" (Foto)

2017/10/morena4-e1507041874231.jpg

Mbrëmja muzikore e ndarjes së çmimeve "Zhurma Video Music Awards" shënoi mbrëmë (e hënë) edicionin e 13-të .

Shumë këngëtarë nga estrada u shpërblyen me çmime, gjersa edhe shkëlqyn me dukjen e tyre në tapetin e kuq.

Njëra ndër pjesëmarrëset e cila rrëmbeu më së shumti vëmendjen ishte Morena taraku, e cila për këtë event kishte zgjedhur një fustan të zi dhe transparent.

Ajo dukej mjaft provokuese, teksa vinte në pah linjat e saj trupore.

Ky fustan ishte përgatitur enkas për të nga stilistja e njohur shqiptare Blerina Kllokoqi-Rugova.

Morena ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe nga nata e mbrëmshme, ku ka fokusuar edhe njëherë dukjen e saj atraktive.

Në këtë mbrëmje ajo arriti të shpërblehet me çmimin "Femra më e mirë në klip", për videprojektin e saj "Shlif". /Telegrafi/