Please enter at least 3 characters.

Monika: Kanabisi është ilaç, më arrestuan pa arsye

2018/04/8943834-670x388-e1524295320319.jpg

"Unë e bëj këtë për fëmijët e sëmurë, kanabisi nuk është drgoë, ai është ilaç. Marihuana i bën njerëzit më të mençur", tha Monika, pas daljes nga stacioni policor, e cila u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Monika me emrin artistik "Konopova", gazetare e diplomuar dhe magjistre në produksionin filmik, është vajza që pinte publikisht kanabis nëpër rrugët e Shkupit, edhe atë publikoi video live në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo dje u arrestua nga përfaqësues të MPB-së në Parkun e Qytetit, si aktiviste për legalizimin e marihuanës, e cila shpërndante fletushka për kanabisin.

Ajo informoi se policia i ka bërë kontrolle në shtëpinë e saj, ndërsa nuk i kanë gjetur asgjë. Monika kishte thënë se është aktiviste dhe nuk është dilere./Telegrafi/