Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë
16/06/2024
Të shtunën Spanja e nisi kampanjën e tyre në Kampionatin Evropian 2024 me një fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Kroacisë. Që të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa autorë të tyre ishin Alvaro Morata, Fabian Ruiz dhe Dani Carvajal.Një ndër momentet që shkaktoi polemika ishte momenti kur Rodri shkaktoi penallti pas një ndërhyrje të palejueshme ndaj Bruno Petkovic.Shumë tifozë pretenduan se ai e meritoi kartonin e kuq, për shkak se ishte lojtari i fundit dhe i mohoi një mundësi të pastër shënimi kroatëve.Por, situata nuk qëndron kështu dhe gjyqtari e ka marrë vendimin e drejtë, bazuar në vendimin e fundit të ligjvënësve të futbollit.


