Momenti kur forcat e policisë në Vlorë shoqërojnë gomonen me 500 kilogramë drogë
24/05/2021
Një gomone me 500 kilogramë hashash është kapur pasditen në Karaburun në Vlorë.
Shihet nga pamjet kur forcat e policisë Delta Force i janë vënë pas dhe kanë bërë shoqërimin e saj në Repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.
Siç shihet në video, policia në bën shoqërimin e gomones në repart si dhe momenti kur nisin të shkarkojnë hashashin.
Gomonia 9 metra u kap me rreth 500 hashash në Gjirin e Arushës në Karaburun.
Ajo është e vendosur në Delta Forcë në Radhimë të Vlorës, ku po kryhet ekspertiza përkatëse. /Ora News/


