Please enter at least 3 characters.

Momenti i nokautit brutal te Ngannou ndaj Miocic

2021/03/Ngannou-Miocic.jpg

Francis Ngannou është bërë kampion bote i peshave të rënda në UFC pasi rrëzoi në mënyrë brutale kundërshtarin e tij Stipe Miocic në ngjarjen kryesore në UFC 260.

Luftëtari kameruanas dhe ai amerikan u takuan në oktagon tre vjet më parë, me Miocic që doli fitimtar me vendim unanim.

Por, Ngannou ka fituar shpejt hakmarrjen ndaj Miocic në meçin e zhvilluar në Las Vegas në mëngjesin e së dielës.

Ngannou ishte i papërmbajtshëm dhe i pamëshirshëm për kundërshtarin e tij Miocic.

Kameruani arriti ta rrëzoj amerikanin pas një nokauti brutal 52 sekonda pas raundit të dytë, duke mos i dhënë asnjë mundësi të qëndroj në këmbë.

Më poshtë mund të shihni video nga nokauti brutal i Ngannou ndaj Miocic. /Telegrafi/