Please enter at least 3 characters.

Momente nga ndarja e trofeut për Dukagjinin - klinasit shijojnë Kupën e Kosovës për herë të parë

FOTO: Ridvan Slivova

Në “Fadil Vokrri”, pas një finaleje të tensionuar dhe me shumë emocione, Dukagjini e përjetoi momentin e madh të dorëzimit të trofeut të Kupës së Kosovës.

Lojtarët u mblodhën pranë tribunës kryesore, duke festuar një sukses që e kurorëzoi një rrugëtim të madh në këtë edicion.

Ministri i Sportit, Blerim Gashani dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dhuruar medaljet për fituesit, ndërsa Ferizaj refuzoi të dilte në fushë për t'i marr ato të vendit të dytë.

FOTO: Ridvan Slivova

Ndeshja u vendos nga momenti spektakolar i mbrëmjes, kur supergoli i Hekuran Berishës nga rreth 50 metra, që i dha Dukagjinit epërsinë vendimtare.

Edhe pse minuta e fundit u shoqërua me protesta dhe ndërprerje të shkurtër, Dukagjini e ruajti qetësinë deri në fund.

Kur erdhi koha e ceremonisë, medaljet dhe kupa u kthyen në shpërblim për lojtarët dhe stafin, ndërsa gëzimi shpërtheu në fushë në çastin kur trofeu u ngrit lart.

Ishte një mbrëmje historike për klubin dhe për qytetin e Klinës, që e pa ekipin e tij të kurorëzohej me kupë për herë të parë në histori. /Telegrafi/

FOTO: Ridvan Slivova

FOTO: Ridvan Slivova

FOTO: Ridvan Slivova

FOTO: Ridvan Slivova