Please enter at least 3 characters.

Molliqaj: PSD do të përcaktojë fituesin dhe Qeverinë e ardhshme

2018/10/Dardan-Molliqaj-foto-Ridvan-Slivova-4-e1540906442228.jpg
14:"Ridvan Slivova

Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate ka thënë se kjo parti është përcaktuese për diskursin politik të së ardhmes në Kosovë.

Molliqaj, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita dhe se sipas tij edhe tani para zgjedhjeve po vazhdon të jetë.

Postimi i plotë:"PSD DO TË JETË SUBJEKTI PËRCAKTUES
Në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita. Njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve.
Për mua është e qartë arsyeja se pse po na sulmojnë:- PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit.- PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme.
Por mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë
Asnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik, që bazohet në bindjet tona socialdemokrate dhe anti-populliste.Koha do të kalojë shpejt, dhe shpejt gjithçka do të shihet", ka shkruar Molliqaj./Telegrafi/