Moggi: Tevez i mirë, por jo vendimtar
21/09/2013
Argjentinasi nënshkroi për Zonjën e Vjetër gjatë verës nga Manchester City dhe deri më tash ka bërë paraqitje të mira me fanellën bardhezi, por dështoi të shënonte në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Copenhagenit.
“Nëse sulmi nuk shënon ose bën gabime, faji nuk duhet të shkojë mbi Tevezin, sepse është sulmues mbështetës. Nëse nuk gjuan në portë ose bën gabime para portierit kundërshtar, kjo është për faktin se ai nuk i ka karakteristikat e veçanta të një sulmuesi”.
“Ai është lojtar i mirë, por jo nga ata kampionë që mund t’i fitojnë vet ndeshjet”, ka shkruar Moggi në Libero. /Telegrafi/


