MIT njofton për dëmtime në kyçjen e Mazgitit pas ndërhyrjeve të KRU “Prishtina”
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se pjesa e kyçjes në Mazgit, e cila ishte rehabilituar më herët, është dëmtuar sërish si pasojë e ndërhyrjeve të realizuara nga KRU “Prishtina” në zonën ku kalon gypi i ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ministria ka bërë të ditur se, me qëllim të rikthimit të sigurisë dhe funksionalitetit të plotë të kësaj pjese rrugore, pritet të nisë së shpejti rehabilitimi i plotë dhe sanimi i dëmtimeve të krijuara.
“Me qëllim të rikthimit të sigurisë dhe funksionalitetit të plotë të kësaj pjese rrugore, shumë shpejt do të nis rehabilitimi i plotë dhe sanimi i dëmtimeve të krijuara”, thuhet në njoftim.
MIT u ka bërë thirrje qytetarëve që frekuentojnë këtë segment rrugor të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve.
“Lusim qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve që do të realizohen në afatin më të shpejtë të mundshëm”, thuhet më tej. /Telegrafi/


