Miss Turqia fiton kurorën e më të bukurës
16/12/2011
Miss Turqia, Gulcin Karakus është zgjedhur “Miss Freedom of the World” 2011. Përcjellësja e parë është zgjedhur Miss Sllovakia, përcjellësja e dytë është zgjedhur Miss Maqedonia, e treta Miss Kosova, Artana Bytyqi nga Suhareka, dhe përcjellësja e katërt Miss Anglia.
Miss veshja popullore është zgjedhur Miss Korea, Miss Press është zgjedhur bukuroshja nga Holanda, Miss Fotogjenia bukuroshja nga Rusia. Kurora e Miss Elegancës ka shkuar në kokën e Miss Kroacia, ndërsa Miss Bikini është zgjedhur bukuroshja nga Namibia.
Pjesëmarrëse kanë qenë bukuroshet nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovakia, Rusia, Holanda, Kanadaja, Kroacia, Korea, Maqedonia, Sllovenia, Anglia, Bullgaria, Turqia dhe Namibia. /Telegrafi/


