Miqësoret e Kosovës po i ‘çmendin’ serbët
06/03/2015
Tjetër skandal sipas medieve serbe. Miqësoret e Përfaqësueses së Kosovës me klubet e Bundesligës gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen, përbëjnë skandal për to.
Portali ‘vesti-online.rs’, ka vënë për titull: “Skandal: Klubet gjermane promovojnë shtetin e Kosovës”, transmeton Olle.
Sipas këtij sajti, është interesante fakti se për Eintrachtin luajnë dy lojtarë të Përfaqësueses së Serbisë, Alexander Ignjovski dhe ish-lojtari i Vojvodinës, Slobodan Medojeviq.
Kosova luan me Frankfurtin më 24 mars, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Werder Bremenin. /Telegrafi/


