Please enter at least 3 characters.

Milot Rashica shënon super gol nga jashtë zonës për Besiktasin 

2024/09/rashica.jpg

Sulmuesi anësor, Milot Rashica, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e sotme ndaj Eyupspor. Ndeshja mes Besiktas dhe Eyupspor e vlefshme për javën e gjashtë të elitës së futbollit turk po del të jetë shumë interesante.Përballja u zhbllokua në minutën e 20-të, kur Milot Rashica, arriti të marr një pasim nga Joao Mario për të gjuajtur pastaj nga jashtë zonës për të shënuar për 1-0.

Goli erdhi pas dy rasteve shumë të mira të mysafirëve ku ishin afër golit.Ky është goli i parë i Milot Rashicës këtë sezon me fanellën e Basiktas, ndërsa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/