Please enter at least 3 characters.

Miloshoski: Nëse Janeva nuk paraqitet në Kuvend për raportin atëherë do të ngriten dyshime

2016/01/milloshoski-ram-euml-s-jeni-nj-euml-politikan-i-mes-euml-m-q-euml-shet-patriotiz-euml-m-tek-shqiptar-euml-t-e-maqedonis-euml_hd.jpg

Nesër, në një vjetorin e themelimit Prokuroria Speciale Publike duhet të prezentoj raportin e punës për gjashtë muajt e kaluar dhe tani deputetët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë që Katica Janeva të shkojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për të dhënë raport për punën e bërë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputeti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Miloshoski ka thënë se e presin Janevën në Kuvend për të prezentuar raportin.

''Nëse nuk paraqitet personalisht ajo do të thejë rregullat e të qenurit transparent dhe për të udhëhequr sipas ligjit. Nëse nuk vjen nuk do të jep shembull të mirë dhe do të ngelet hapësirë se diçka fshihet'' tha Antonio Miloshoski./Telegrafi/