Please enter at least 3 characters.

Miley Cyrus tregon se ka prerë flokët për ditëlindjen e 27-të, teksa festoi me familjen dhe të dashurin Cody Simpson

2019/11/GettyImages-1159226703-e1574607698370.jpg
312:"GLASTONBURY, ENGLAND - JUNE 30: Miley Cyrus performs on the Pyramid Stage on day five of Glastonbury Festival at Worthy Farm, Pilton on June 30, 2019 in Glastonbury, England. Glastonbury is the largest greenfield festival in the world, and is attended by around 175,000 people. (Photo by Leon Neal/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Miley Cyrus festoi mbrëmë (e shtunë), ditëlindjen e saj të 27-të me ata që ia duan më të mirën- familjen dhe të dashurin e ri.

Ajo postoi një video në InstaStory, përmes së cilës tregon se ka prerë flokët të shkurtra për ditën e saj të madhe, shkruan DailyMail,transmeton Telegrafi.

Pas pamjes së re të artistes amerikane nuk ishte askush tjetër përveç mamit të Miley-it, Tish Cyrus, e cila ka qenë producente në disa nga filmat e vajzës së saj.

Miley Cyrus ka prerë flokët për ditëlindjen e 27-të, teksa festoi me familjen dhe të dashurin Cody Simpson (Foto: Instagram)

"Prerja e flokëve për ditëlindje nga @tishcyrus", ka shkruar Miley krahas imazhit të shpërndarë në rrjetet sociale.

Siç shihet në mediat sociale, aktorja dhe ylli i muzikës pop ishte e rrethuar nga familjarët si dhe i dashuri i saj i ri, Cody Simpson.

Miley Cyrus ka prerë flokët për ditëlindjen e 27-të, teksa festoi me familjen dhe të dashurin Cody Simpson (Foto: Instagram)

Miley e njoftoi ndarjen nga burri i saj, Liam Hemsworth më 10 gusht, një ditë pasi ajo dhe Kaitlynn Carter u panë duke u puthur në pushimet e tyre në Capri.

Ajo dhe Miley u ndanë pas një romance verore dhe këngëtarja u pa menjëherë pas kësaj me të dashur të ri, muzikantin Cody. /Telegrafi/