Milanoviq: U bë shprehi që Maqedoninë ta "shutojë" gjithsecili
352:"epa08225613 New Croatian President Zoran Milanovic takes oath during his inauguration ceremony at the Presidential Office in Zagreb, Croatia, 18 February 2020. Milanovic has been sworn in as the fifth President of Croatia after winning presidential runoff vote in January 2020 defeating the incumbent conservative Grabar-Kitarovic. EPA-EFE/ANTONIO BAT
7:"EPA-EFE
20/05/2021
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq pas reagimit të Sofjes zyrtare tha se Maqedonia e Veriut i përmbushi të gjitha kushtet demokratike për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, por u bë shprehi që vendi "të shutohet" nga secili.
"Kjo s'është në rregull. Ai shtet, ai popull deri tani paguan çmim të shtrenjtë. Ata u përmbahen rregullave dhe janë shembull. Përmbushën të gjitha kushtet demokratike", tha Milanoviq.
Ai rikujtoi se Maqedonia e Veriut ka ndryshuar edhe emrin me kërkesë të Greqisë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, ambasadorja e Kroacisë në Bullgari u thirr për bisedë në MPJ-në bullgare për sqarime rreth deklaratës së Milanoviqit./Telegrafi/


