Please enter at least 3 characters.

Milaim Zeka: Kujtim Shala i LDK-së e ka votën time

2017/08/milaimi1.jpg

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se do ta votojë Kujtim Shalën, kandidatin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pasi LDK e ka bërë publik emrin e kandidatit për nënkryetar të Kuvendit, ai do ta votojë Kujtim Shalën, i cili sipas tij e ka vetëm një të” keqe”, që është në LDK.

Postimi i Milaim Zekës:“Kujtim Shala i LDK/se, do ta kete voten timeLDK, ka bere publik emrin e Kujtim Shales, si kandidat per nenkryetar te Kuvendit te Kosoves.Kujta eshte nje djal brilant, intelektual, dhe vjen nga nje familje shume Atdhetare. Gjysma te arratisur ne Shqiperi (Ramada Shala, perkthyes i larte ne ATSH)!Kujta e ka vetem nje te "keqe" qe eshte ne LDK, ama vota ime shkon per te” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/