Please enter at least 3 characters.

Mikpritje e ngrohtë për Rita Orën në Finlandë, flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar valviten në rreshtat e parë për artisten

2019/07/GettyImages-910373186.jpg
282:"NEW YORK, NY - JANUARY 25: Rita Ora joins Absolut Lime to kick-off Grammy Awards weekend with the first live performance of her new song, "Proud" at the Absolut Open Mic Project x Spotify event on January 25, 2018 in New York City. (Photo by Jason Kempin/Getty Images for Absolut)
24:"Getty Images for Absolut

Artistja me famë botërore, Rita Ora, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Finlandë.

Mijëra fansa kanë mirëpritur këngëtaren shqiptare, e cila ka promovuarpara tyre albumin e saj më të fundit, "Phoenix".

Në mesin e të pranishmëve, shumica kanë qenë shqiptarë, disa prej të cilëve në rreshtat e parë të koncertit kanë valvitur flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Në disa imazhe që Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, shfaq momentin kur para saj valviten dy flamujtë e vendit të saj etnik.

Rita është krenuar gjithmonë me prejardhjen e saj, e ndërsa fansat e saj më besnikë duket të jenë ata shqiptarë.

Këngëtarja përndryshe do të vazhdojë të mbajë koncerte anë e mbanë Evropës, në promovim të albumit të saj të dytë.

Përndryshe. "Ritual" titullohet kënga e fundit që ajo solli për fansat dhe që është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/