Mikel Arteta identifikon lojtarin që i duhet në janar për t’u shpallur kampion me Arsenalin
10/12/2024
Mikel Arteta raportohet se ka identifikuar transferimin e parë të janarit pas barazimit të Arsenalit me rezultat 1-1 ndaj Fulhamit. Ky barazim la ‘Topçinjtë’ në pozitën e tretë në Ligën Premier, teksa ata janë tashmë gjashtë pikë mbrapa liderit Liverpoolit, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak pasi derbi ndaj Evertonit të shtunën ishte shtyrë.Në të njëjtën fazë sezonin e kaluar, Arsenali kishte 36 pikë të fituara pas 15 ndeshjeve në krahasim me 29 sosh këtë sezon, një tregues i qartë se ka pasur një rënie gjatë javëve të fundit.Arteta dëshiron ta korrigjojë këtë duke bërë një blerje në fazën e sulmit dhe këtë synon ta realizojë që në afatin kalimtar dimëror.


