Please enter at least 3 characters.

Mihajllovski do të jetë nënkryetar i katërt i OBRM-PDUKM-së

2017/06/Aleaksandar-Mihajllovski-e1518620788143.jpg

Aleksandar Mihajllovski, do të jetë nënkryetar i OBRM-PDUKM-së, dhe ky emërim duhet të bëhet deri në fund të këtij muaji (shkurt), pasi të kthehet delegacioni i lartë i kësaj partie nga mini-turneu nëpër Evropë.

Mihajlovski ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj të Nikolla Gruevskit si kryetar i kësaj partie. Nga protestat e tij dhe reagimet për mungesë demokracie në parti, ata krijuan edhe një grup jo-formal të quajtur ''Reformatorët e OBRM-PDUKM-së'', shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për të përjavshmen ''Fokus'' burime të partisë thonë se Komiteti ekzekutiv i partisë do të ketë edhe riemërime, edhe atë duke angazhuar intelektualë dhe profesorë universitarë. /Telegrafi/