Mickoski: Mbështes idenë e Presidentes që shtetësia e dyfishtë të ndalohet edhe për pushtetin ekzekutiv
27/04/2026
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se e mbështet idenë e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, që përveç për deputetët, shtetësia e dyfishtë të ndalohet edhe për pushtetin ekzekutiv, respektivisht për ministrat, por edhe për presidentin.
Mickoski tha se ai personalisht ka vetëm shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
“Nëse ekspertët juridikë, ekspertët kushtetues juridikë thonë se nuk ka asnjë problem, atëherë absolutisht e mbështes.
Unë nuk kam shtetësi të dyfishtë, as nuk kam për qëllim të kem shtetësi të dyfishtë. Shtetësia ime është maqedonase, dhe po le të zgjerohet nëse e lejon ligji dhe Kushtetut”, tha Mickoski.


