"Mezi presim t’i fitojmë ndeshjet, ndaj Rumanisë për revansh" - Aro Muric i bindur në sukses
02/09/2024
Nga grumbullimi i parë ka folur portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muric, i cili është shprehur optimist për përballjen me Rumaninë. Gardiani i portës ‘Dardane’ deklaroi se mezi pret t’i fitojë ndeshjet, ndërsa edhe kërkoi revanzh ndaj rumunëve, që i mposhtën në ndeshjen e diskutuar në Bukuresht. “Të gjithë jemi këtu që në mëngjes. Pra, përgatitje e mirë. Të gjithë jemi në kohë. Kështu që duket se të gjithë janë gati për ndeshjet. Ne mezi presim t’i fitojmë ndeshjet”.


