Please enter at least 3 characters.

Mësuesi në Malishevë, përshëndetet në mënyrë të veçantë para daljes në pension (Video)

2019/02/Mesuesi.jpg

Një mësues në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevës është përcjellë në mënyrë të veçantë me rastin e pensionimit të tij.

Feim Krasniqi, i cili për 44 vite shërbeu për arsimin në Malishevë, u përcoll nga kolegët e nxënësit duar me duar teksa po dilte nga shkolla fillore "Emin Duraku".

Të gjithë nxënësit janë bërë rresht dhe presin me radhë për ta përshëndetur mësuesin.