Please enter at least 3 characters.

Mësoni pse gazetarët u larguan pas 15 minutash nga "Loro Boriçi"

2016/10/ster7.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka filluar stërvitjen në stadiumin "Loro Boriçi" para ndeshjes së nesërme (e enjte) ndaj Kroacisë.

Me të zbritur lojtarët në Shkodër është parë një interesim i madh i medieve.

Gazetarët e shumtë janë drejtuar menjëherë drejt stadiumit të qytetit, por ata kanë mundur të ndjekin nga afër stërvitjen vetëm për 15 minuta.

E gjitha kjo pasi stërvitja ishte e paraparë të mbahen me dyer të mbyllura dhe e gjitha kjo ishte lajmëruar më herë edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/