Mësojeni sa vlen Përfaqësuesja e Kosovës me futbollistët e ftuar ndaj Turqisë
Përfaqësuesja e Kosovës më 12 nëntor zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Do të jetë Kombëtarja e Turqisë që do të mirëpres kësaj here Përfaqësuesen e Kosovës.
Pesë ditë para kësaj ndeshje, përzgjedhësi Albert Bunjaki ka publikuar listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.
Në listën që ka shpalosur Bunjaki, figurojnë 22 lojtarë, dhe vetëm njëri vjen nga Vala Superliga e Kosovës (portieri Bledar Hajdini).
Për ndeshjen me Turqinë, në listën që ka zbuluar sot Bunjaki, janë tre emra të rinj, që vijnë në repartin e mbrojtjes, si Benjamin Kololli, Mergim Vojvoda dhe Fidan Aliti, tri prurjet e reja të Kosovës.
Me të tre këta, dhe 19 lojtarët tjerë të ftuar, vlera e Përfaqësueses së Kosovës sipas ‘Transfermarkt’ është 21 milionë e 500 mijë euro, përcjell lajmi.net.
Lojtari më me vlerë është Arbër Zeneli që vlerësohet 3.5 milionë, i ndjekur nga Rashica 2.75 dhe Valon Berisha me 2.5 milionë euro.
Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj TurqisëPortierë:Samir Ujkani – 500 mijë euroAdis Nurkovic – 200 mijë euroBledar Hajdini-Mbrojtës:Mërgim Vojvoda -100 mijë euroBenjamin Kololli -600 mijëFanol Perdedaj -700 mijëLeart Paqarada -700 mijëAlban Pnishi -500 mijëAmir Rrahmani – 1 milion e 750 mijëAvni Pepa -150 mijëFidan Aliti -250 mijëMesfushorë:Herolind Shala -1 milion e 250 mijëAlban Meha -1 milion e 800 mijëEroll Zejnullahu -900 mijëEnis Alushi -550 mijëValon Berisha -2 milionë e 500 mijëMilot Rashica -2 milionë e 750 mijëArbër Zeneli -3 milionë e 500 mijëBernard Berisha- 1 milion e 500 mijëSulmues:Albert Bunjaku -300 mijëVedat Muriqi -1 milion


