Please enter at least 3 characters.

Mësohet data e lansimit të këngës së re të Adelina Ismailit me DJ Gimbon

Foto: Instagram

Një bashkëpunim i ri muzikor pritet të sjellë së bashku DJ Gimbon dhe një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Adelina Ismailin.

Kënga mban titullin “Jarnane”, ndërsa dyshja tashmë kanë nisur punën edhe për videoklipin, i cili duket se është drejt finalizimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, DJ nga Istogu dhe Adelina kanë bërë të ditur se kënga do të publikohet të enjten, më 27 gusht, në orën 18:00, duke rritur kështu kureshtjen e fansave për projektin e ri.

Foto: Instagram

Në pamjet e publikuara nga klipi, Ismaili shfaqet me një paraqitje atraktive dhe me stilin e saj karakteristik, duke i dhënë projektit një tjetër dimension vizual.

Bashkëpunimi mes dy artistëve pritet të sjellë një kombinim interesant mes dyshes së estradës.

Foto: Instagram

Tashmë mbetet vetëm të presim 27 gushtin, kur “Jarnane” do të publikohet zyrtarisht, që besohet se do pritet mirë edhe nga publiku.

Ismaili viteve të fundit ka bërë një distancim nga muzika, duke lansuar projekte më rrallë. /Telegrafi/