Please enter at least 3 characters.

Meshkujt me gishta më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar nga coronavirusi

2020/05/1-259.jpg

Meshkujt me gishtat më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar nga vdekja si rezultat i infeksionit nga coronavirusi, pretendojnë një grup shkencëtarësh.

Profesori John Manning, ekspert i evoluimit të biologjisë pranë Universitetit të Sweansea, ka shpjeguar se meshkujt me gishtërinjtë më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Sipas tij këta persona prodhojnë më shumë hormone të quajtura ACE-2 që ndihmojnë trupin e njeriut ta luftojë virusin.

Profesori Manning gjithashtu pranoi se bazuar në statistikat nacionale, gjinia luan rol të rëndësishëm në përqindjen e rrezikut të vdekjes nga coronavirus. /Telegrafi/