Please enter at least 3 characters.

Merkel trembet nga kamera “e çuditshme”: Çfarë është ajo? (Video)

2016/12/merkel-1-e1481275892170.jpg

Në moshën 62-vjeçare Angela Merkel zbuloi videokamerën 360°. Ndodhi gjatë Kongresit të Unionit Kristian-Demokrat të Gjermanisë (CDU) në Essen.

Ajo ka ndërprerë konferencën për shtyp duke kërkuar shpjegime për “aparatin e çuditshëm”.

“Çfarë është?” – pyeti ajo një anëtar të stafit.

“Një kamera 360°”, - iu përgjigjën.

Kancelarja duket mjaft kurioze për atë kamerë ndërsa mes të qeshurave të të pranishmëve ajo zbulon se kamera i përket pikërisht partisë së saj./lapsi.al/