Meriton Korenica shënon gol në fitoren e Cluj ndaj Farul Constanta
01/09/2024
Cluj ka fituar ndaj Farul Constanta me rezultat 3-0 në derbin rumun, me Meriton Korenicën që shënoi një nga golat. Mesfushori sulmues e nisi nga banka ndeshjen, duke u futur në minutën e 67-të.Ai arriti të shënojë në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar (3-0).Ky është goli i parë në kampionatin rumun për Korenicën me fanellën e Cluj, ndërsa dy të tjerë i ka shënuar në garat ndërkombëtare.Korenica këtë verë kaloi nga Manisa FK te Cluj./Telegrafi/


