Please enter at least 3 characters.

Mërgim Lushtaku: Paqe nga Haga, por kur do të vijë dita për gjykimin e krimeve të Serbisë

2019/01/50467827_2078072582273914_8988300526760230912_n.jpg

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku po qëndron në Hagë ku ka shoqëruar babin e tij Sami Lushtakun, i cili sot do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuar.

Nga atje, Mërgim Lushtaku ka thënë se kur do të vijë dita për gjykimin e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë.

Lushtaku është shprehur se babi i tij është gjithmonë i gatshëm të dëshmoj pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së.

Përveq avokatit Arianit Koci i cili është avokat i Sami Lushtakut, për ti ofruar mbështetje këtij të fundit për në Hagë ka udhëtuar edhe deputetja Ganimete Musliu e cila është parë sot tek ndërtesa e Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë i Mërgim Lushtakut:Paqe nga HagaGjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:1. Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,2. Kryerjen e 400 masakrave,3. Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,4. Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,5. Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.Secili shqiptar, une dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi. /Telegrafi/