Mërgim Berisha ka tërhequr interesimin e Werder Bremen, por klubi ka disa dyshime
29/12/2024
Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, Werder Bremen ka shprehur interesim për ta transferuar Mërgim Berishën nga Hoffenheimi. Weder Bremen kaloi në një formë fantastike gjatë vitit 2024 duke qenë çerekfinaliste e Kupës së Gjermanisë teksa momentalisht mban pozitën e shtatë në Bundesliga.Tashmë është bërë e sigurt që Berisha do të largohet nga Hoffenheimi dhe këtë mund ta bëjë qysh në afatin kalimtar dimëror nëse krijohen kushtet.Megjithatë, drejtuesit e Werder Bremenit kanë ende disa dyshime sa i përket transferimit të Berishës dhe ende nuk kanë vendosur përfundimisht.


