Please enter at least 3 characters.

Menaxhimi i pandemisë COVID-19, deputetët sot debatojnë në Kuvend

2021/03/Kuvendi-i-Kosoves-seanca-per-votimin-e-Qeverise-Kurti-2-Glauk-Konjufca-Saranda-Bogujevci-foto-Ridvan-Slivova-18.jpg

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën plenare, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

Deputetët gjatë kësaj seance po ashtu mbajnë edhe debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së shtatë deputetëve.

Seanca do të nis në orën 10:00.

Rendi i plotë i ditës në seancën e sotme:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 tëProcedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe6. Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/