Please enter at least 3 characters.

Memeti: Qytetarët në mënyrë të paligjshme obligohen ta paguajnë taksën radiodifuzive

2016/01/memeti-qytetar-euml-t-n-euml-m-euml-nyr-euml-t-euml-paligjshme-obligohen-ta-paguajn-euml-taks-euml-n-radiodifuzive_hd.jpg

Avokati i Popullit ka drejtuar kritikë publike për mënyrën e keqe të përcaktimit dhe arkëtimit të taksës radiodifuzive.

Sipas tij Drejtoria për të Ardhura Publike po bën punë kundërligjshme.

“Sot pranë Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë kam dërguar raport të veçantë me propozim për marrjen e masave konkrete. Një numër i madh i qytetarëve pa bazë dhe në mënyrë të kundërligjshme ngarkohem me pagimin e kësaj takse. Në një numër të madh të rasteve i njëjti u arkëtohet me detyrim borxhi i evidentuar i pabazë nuk shlyhet, ndërsa mjetet e arkëtuara nuk u kthehen, me çka shkelen të drejtat e qytetarëve”, tha Avokati i Popullit Ixhet Memeti, njofton Portalb.

Ai shtoi se në asnjë vend tjetër, qytetarët nuk e kanë për obligim që në mënyrë të paligjshme të financojnë punën e Radiotelevizionit Shtetëror.

Memeti ka kërkuar nga RTVM që sot të miratojë vendimin e nevojshëm për fshirjen e borxheve të evidentuara në mënyrë të pabazë sepse nuk guxon t’i cenojë të drejtat e qytetarëve dhe në mënyrë të kundërligjshme të disponojë me paratë e tyre të fituara nga pagat, pensioni dhe të ngjashme. /Telegrafi/