Please enter at least 3 characters.

Melodia që simbolizon shtetin - 16 vjet nga miratimi i himnit të Kosovës

2024/06/flamuri-i-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 16 vjet nga miratimi në Kuvendin e Kosovës.

Me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime, propozimi me titullin “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë, tranmeton Telegrafi.

Himni i Kosovës nga Mendi Mengjiqi

Ndonëse tani është vetëm një melodi, fillimisht kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të kufizimeve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.

Ky ishte teksti i himnit të propozuar:

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisëÇerdhe e dashurisëN’ty shqipet fluturojnëDhe yjet ndriçojnëVendi i të parëve tonëTi qofsh bekue për jetë e mot’O nënë e jonëNe të dalim zotO mëmëdhe i dashur, vend i trimërisëÇerdhe e dashurisë.

Ani pse Kosova është shtet në vete për festa e data historike edhe sot e kësaj dite krahas himnit shtetëror përdoret edhe himin kombëtar i shkruar nga Asdreni./Telegrafi/