Please enter at least 3 characters.

Meghan Markle zbulon pasionin e Princit Harry për gajdet: Burri im i adhuron

Dukesha e Sussex, 45 vjeçe, dhe Princi Harry, 41 vjeç, morën pjesë të premten në një gala për të festuar 40-vjetorin e fondacionit të producentit dhe mikut të tyre, David Foster.

Në një video të publikuar në Instagram, çifti shihet duke kaluar nëpër një korridor të rrethuar nga gajdexhinj.

“Burri im i adhuron gajdet!”, u tha Meghan muzikantëve, përpara se të shtonte: “O Zot, kjo është e mrekullueshme”.

Harry u përfshi gjithashtu në shaka, duke pyetur muzikantët: “Ku janë të mitë?”, ndërsa pretendoi se mund të luante si “fyell ashtu edhe bateri”.

Për eventin, Meghan kishte zgjedhur një fustan të zi maxi me një shpatull nga stilistja kanadeze Greta Constantine, ndërsa mbante edhe vathët me diamant dhe safir të Princeshës Diana.

Gala u zhvillua në Victoria, British Columbia, qyteti i lindjes së David Foster. /Telegrafi/