Please enter at least 3 characters.

Mediumi italian zbulon mesazhet e Nicolo Fagiolit për skandalet e basteve: Jam i shkatërruar

Siç raportohet nga La Repubblica, Nicolo Fagioli u përball me një situatë të tmerrshme mes skandalit të basteve, i cili në mënyrë të pashmangshme ndikoi në paraqitjet e tij për Juventusin përpara se të shpërthente çështja.

Raportet e policisë zbulojnë shkëmbime rrëqethëse mes mesfushorit dhe agjentit të tij, Marco Giordano.

"Nëse kjo shpërthen, unë jam i shkatërruar për gjithë jetën. Edhe Juventusi më tha", ka shkruar Fagioli.

Një tjetër mesazh i përgjuar i drejtohej një borxhi prej 2.8 milionë eurosh: "Unë as që e fitoj atë në një vit. E di që është puna jote, por duhet të më japësh kohë për ta zgjidhur".

Mesazhet e mëtejshme për Giordanon nxjerrin në pah dëshpërimin e Fagiolit: “Marco, për atë situatë, nuk e përballoj dot më. Jam ngatërruar dhe nuk di si ta menaxhoj".

"Sot, Juventusi më pyeti nëse kisha probleme - ata ndjejnë se diçka nuk është në rregull, ata kanë dëgjuar për lojërat e fatit dhe unë nuk jam i pranishëm mendërisht."

Një tjetër mesazh me gjasë i shkruar para një ndeshjeje, ai shtoi: "Nesër, nuk do të luaj, dhe nëse kjo vazhdon, do të qëndroj në stol. Nuk mund të shkoj më në fushë i lumtur. Realiteti është se jam duke u përballur me kërcënime dhe nuk kam kohë, asnjë justifikim, asgjë", shkruante Fagioli. /Telegrafi/