Më pak thëngjill i prodhuar në tetor 2025 se në tetor të vitit 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin tetor 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se në tetor 2025 ka më pak thëngjill të prodhuar sesa në tetor 2024.
"Gjatë muajit tetor të vitit 2025 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 616.967 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 458.175 GWh apo 16.96% më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak".
Po ashtu thuhet se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10.63%.
"Importi i energjisë elektrike në tetor të vitit 2025 ishte 302.76 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 238.47 GWh. (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit për muajin tetor 2025 ishte rreth 616.33 mijë ton, që paraqet një rënie prej -14.77% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.


