Please enter at least 3 characters.

Me mbi 62 përqind të votave të numëruara në Studeniçan, fiton Azem Sadiki

2016/03/Azem-Sadiku-Rruga-Drejte.jpg

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Në Komunën e Studeniçanit, sipas të dhënave të KSHZ-së, me 63.18 përqind të votave të numëruara:

Ejup Abazi i BDI-së ka 2.418 vota (46.60%)

Azem Sadiki i PDSH-së ka 2.704 vota (52.11%).

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë mbi 48%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/