Please enter at least 3 characters.

Me golin ndaj Liverpoolit, Rashica vendosi rekord historik në Ligën Premier

2022/02/rashica.jpg

Milot Rashica është duke kaluar nëpër një formë të mirë te Norwichi dhe nga ndeshja në ndeshje po i shfaq cilësitë e tij.

Në fundjavën e kaluar, reprezentuesi i Kosovës ia doli të shënonte gol në përballjen me Liverpooli edhe pse skuadra e tij në fund u mposht 3-1.

Por, Rashica ka vendosur një rekord historik në kampionatin që nga shumëkush quhet edhe si më i miri në botë.

Anësori u bë reprezentuesi i parë nga Kosova që ia del të realizojë gol në Ligën Premier.

Përmes një videoje, Norwichi ka publikuar golin e lojtarit tonë, duke e përmendur edhe këtë statistikë.

Gola ndër vite në elitën e futbollit anglez e që janë shtetas të Kosovës, kanë realizuar edhe Shefki Kuqi, Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka. /Telegrafi/