Please enter at least 3 characters.

Me dy pushkë dhe 1 pistoletë pa leje, arrestohet 52-vjeçari në Mat

2023/04/339111020_686144256613605_1960453959314309373_n.jpg

Një 52-vjeçar në fshatin Derjan të Matit është arrestuar nga policia pasi i ka gjetur dy armë gjahu dhe një pistoletë të cilat i posedonte pa leje.

Armët iu gjetën të fshehura në banesë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Derjan”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A.Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat”, njofton policia. /Telegrafi/