Please enter at least 3 characters.

Me bikini më të vogla se përmasat e saj, Rita Ora sjell fotografi provokuese nga pishina

2019/06/ress-e1561807061141.jpg
225:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 08: Rita Ora walks the runway at DKNY Women's Spring 2014 fashion show dring Mercedes-Benz Fashion Week Spring 2014 on September 8, 2013 in New York City. (Photo by Peter Michael Dills/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja me renome botërore, Rita Ora, po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, "Ritual", që është pritur mirë nga fansat e saj anë e kënd botës.

Ndërkohë, Rita njashtu është shumë e angazhuar me koncerte dhe promovimin e albumit "Phoenix", të cilin e lansoi në nëntor të vitit të kaluar.

Artistja e lindur në Prishtinë është gjithashtu mjaft aktive në rrjetet sociale, teksa ka treguar përmes postimeve të fundit, se në ditët e nxehta po e ndjen mungesën e pushimeve.

Si rrjedhojë, ajo ka publikuar një fotografi nga e kaluara, ku shfaqet mjaft atraktive në pishinë.

Bikinit me përmasa të vogla nuk i lënë shumë vend imagjinatës në këtë fotografi, megjithatë asaj i ka pëlqyer mënyra se si një nga fansat e saj e ka edituar këtë fotografi.

Bëhet fjalë për 'Homerin' nga "Simpsons" i cili i është shtuar këtij imazhi, teksa janë bërë editime të animuara edhe te bikinit dhe te një pjesë e pishinës.

"E dua këtë", ka shkruar këngëtarja Ora në mbishkrimin e këtij imazhi, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime nga fansat. /Telegrafi/